Panairi i automobilistikes në Gjenevë hapi dyert për përfaqësuesit e mediave

Në panair marrin pjesë edhe kompanitë turke të sektori të dizajnit të makinave.

Panairi i automobilistikes në Gjenevë hapi dyert për përfaqësuesit e mediave

Kompanitë turke pas vitit të kaluar edhe këtë vit do t’i prezantojnë klientëve dizajnët e makinave luksoze në Panairin e Automobilistikes në Gjenevë.

Edicioni i 89-të i Panairit më gjithëpërfshirës dhe më prestigjioz të Automobilistikes në Gjenevë sot hapi dyert për media.

Ky panair, që organizohet në Qendrën e Ekspozitave Palexpo të Gjenevës në Zvicër dhe ku ekspozohen rreth 1 mijë makina, sot dhe nesër mirëpret rreth 10 mijë gazetarë nga mbarë bota.

Në këtë panair, që shtrihet mbi një sipërfaqe 110 mijë metra katrorë dhe ku janë ekspozuar makinat më të shpejta dhe më të shtrenjta në botë, kompanitë do të kenë rastin që në 220 stende t’i prezantojnë prodhimet e fundit të teknologjisë.

Panairi do të jetë i hapur mes datave 7-17 mars dhe për rreth 700 mijë vizitorë do të ekspozohen modelet dhe konceptet e reja të makinave.

Çmimi i biletave për panair është 16 franga zvicerane për të rritur dhe 9 franga për fëmijë. Pritet që gjysma e vizitorëve në panair të jenë të ardhur nga shtetet tjera.

Modeli “I-PACE” që është një makinë elektrike e segmentit SUV e tipit “Jaguar”, dje u zgjodh si “Makina e Vitit” prej 60 përfaqësuesve të medias nga 23 vende.

Në edicionin e 89-të të këtij panairi, i pari i të cilit u organizua në vitin 1905 e që në vitin 1924 u kthye në panair ndërkombëtar, këtë vit do të marrin pjesë edhe kompanitë turke.

Kompanitë turke, të cilat veprojnë në sektorin e dizajnit të makinave si “DizaynVip” dhe “Okçu”, ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit do ti prezantojnë klientëve dizajnë të makinave luksoze.



Lajme të ngjashme