NASA paralajmëron për shkëputjen e një akullnaje masive në Antarktidë

NASA njofton se akullnaja në fjalë ka sipërfaqe dy herë më të madhe se Nju-Jorku.

NASA paralajmëron për shkëputjen e një akullnaje masive në Antarktidë
Pamje nga akullnaja gjigande e shkëputur në Antarktidë
Pamje nga akullnaja gjigande e shkëputur në Antarktidë

Një bllok akulli me sipërfaqe rreth 5.800 km2 është shkëputur nga platforma akullnajore “Larsen C” në Antarktidë dhe tani është duke lundruar në veri, njoftoi të mërkurën një qendër kërkimore polare gjermane.

Agjencia Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore e ShBA-së, NASA paralajmëroi se nga Antarktida së shpejti do të shkëputet një akullnajë gjigante.

NASA përmes një kumtese thekson se kjo është akullnaja me sipërfaqe dy herë më të madhe se Nju-Jorku, e cila së shpejti do të shkëputet nga akullnaja masive “Brunt”.

Shkencëtarët kanë gjetur kratere të mëdha që paraqesin fazën e fundit të shkëputjes së akullnajës ndërsa dëshmi e kësaj janë edhe pamjet e krahasuara satelitore të realizuara më 30 janar të vitit 1986 dhe 23 janar 2019.

Hulumtuesi Joe McGregor pohon se ngrohja globale përshpejton shkrirjen e akullit në Antarktidë dhe se çarjet në akullnajën Brunt janë fakte të pamohueshme për këtë.



Lajme të ngjashme