Turqia prodhon nga minerali i borit pluhur për shuarjen e zjarrit

Sipas një lajmi të ditores turke “Vatan” një firmë turke nga Izmiri ka prodhuar për herë të parë në botë nga minerali i borit pluhur me veti ftohëse për shuarjen e zjarrit.

bordan ilk sogutma özellikli yangin söndürü_2.jpg
bordan ilk sogutma özellikli yangin söndürü_5.jpg
bordan ilk sogutma özellikli yangin söndürü_4.jpg
bordan ilk sogutma özellikli yangin söndürü_1.jpg

Në Turqi është prodhuar për herë të parë në botë nga minerali i borit pluhuri që përdoret në shuarjen e zjarrit dhe që ka veçori ftohëse. Ky lloj pluhuri është prodhuar nga një kompani me seli në Izmir, e cila ka marrë edhe patentën e nevojshme.

Disa nga veçoritë e këtij produkti që përdoret në teknologjinë e ftohjes së ngurtë janë se ai është tërësisht prodhim vendor, kombëtar dhe nuk është kancerogjen (mbartës i kancerit).

Krahas kësaj pluhuri është kandidat për ti prerë rrugën importit të këtij materiali (që përdoret në mbushjen e aparateve të shuarjes së zjarrit me pluhur të thatë), që Turqisë i kushton në vit rreth 3 miliardë dollarë. 



Lajme të ngjashme