Një disk protoplanetar interesant zbulohet 146 vite-dritë nga Toka

Astronomët kanë zbuluar përmes teleskopit ALMA një disk të çuditshëm planetformues brenda një sistemi yjor binar të dyfishtë, një konfigurim që deri tani ekzistonte vetëm në teori.

1126306
Një disk protoplanetar interesant zbulohet 146 vite-dritë nga Toka

Sipas portalit shkencor “Gizmodo”, sistemet yjore të katërfishta që paraqesin dy çifte binare, nuk janë kurrsesi të pazakonta. Rrjedhimisht, i pazakontë nuk është as zbulimi i një disku protoplanetar që përreth ka unazë gazi dhe pluhuri e që gradualisht ngurtësohet për të formuar planetë.

Një sistem yjor i vendosur 146 vite-dritë nga Toka, i quajtur “HD 98800”, i ka të gjitha këto gjëra, por siç paraqet hulumtimi i ri i publikuar të hënën në revistën “Nature Astronomy”, ky sistem përmban një disk jashtëzakonisht të çuditshëm protoplanetar.

“HD 98800” ka një çift yjor binar të brendshëm dhe një tjetër çift të jashtëm. Çifti brenda, i quajtur “BaBb”, është rreth 1 AU në afërsi të njëri-tjetrit, pra, sa distanca mesatare nga Toka në Diell. Kurse çifti i jashtëm, i quajtur “AaAb”, është shumë më larg njëri-tjetrit, rreth 54 AU, një distancë mjaft më e madhe sesa hapësira ndërmjet Plutonit dhe Diellit (40 AU).

Megjithatë të lëmë mënjanë çiftin e jashtëm, pasi interesant është çifti i brendshëm dhe disku përreth tij.

Astronomët janë njohur me sistemin “HD 98800” prej disa vitesh.

Më herët, shkencëtarët kanë ndjekur lëvizjet e yjeve të tij të brendshëm për të parë se si lëviznin në raport me njëri-tjetrin. Tani, duke përdorur teleskopin ALMA, shkencëtarët janë në gjendje të monitorojnë sistemin dhe të karakterizojnë orientimin e unazës protoplanetare që rrethon çiftin binar të brendshëm.

Në mënyrë interesante dhe përkundër këtij konfigurimi të çuditshëm, “HD 98800” ende shfaq karakteristika në përputhje me formimin e hershëm të planetit.



Lajme të ngjashme