Facebook fajëson "gabimin softuerik" për ekspozimin e fotografive të 6.8 milionë përdoruesve

Facebook ka ekspozuar fotografitë e miliona përdoruesve pa lejen e tyre, bëri të ditur vet rrjeti i mediave sociale, i cili fajëson një gabim softuerik.

1107966

Ekipi i brendshëm në Facebook, bëri të ditur se kishin zbuluar një gabim softuerik, i cili ka dëmtuar përdoruesit që i dhanë aplikacioneve të palëve të treta qasje të kufizuar në profilet e tyre.

Të paktën 1.500 aplikacione të ndërtuara nga 876 subjekte thuhet se mund të kenë marrë fotografitë gjatë një periudhe 12 ditore në shtator të këtij viti.

“Ky gabim, u ka mundësuar subjekteve të apostrofuara më lart, të përdorin fotot private të përdoruesve, si dhe fotot e ngarkuara, por që ende nuk i janë postuar në profilet e tyre”, deklaroi Tomer Bar, në cilësi të drejtorit të inxhinierisë në Facebook.

"Ndjejmë keqardhje për këtë që ndodhi", tha Bar në një postim në blogun e tij.

Incidenti ndodhi në kohën kur kompania veçse është e përfshirë në një skandal me privatësinë e të dhënave. Kujtojmë se më herët gjatë vitit u raportua se “Cambridge Analytica”, një kompani e të dhënave, ka përdorur Facebook-un për të marrë të dhënat e dhjetëra miliona njerëzve. (AA)

Lajme të ngjashme