Prodhimi turk Anka, drejt rrugës së eksportit

Mjeti ajror pa pilot ANKA (droni IHA), i prodhuar nga Industria Turke e Aviacionit dhe Aeronautikës (TUSAŞ), iu afrua shumë suksesit të parë të eksportit.

Prodhimi turk Anka, drejt rrugës së eksportit

Mjeti ajror pa pilot ANKA (droni IHA), i prodhuar nga Industria Turke e Aviacionit dhe Aeronautikës (TUSAŞ), iu afrua shumë suksesit të parë të eksportit.

Kompania, që ofroi propozimin e saj për 2 sisteme të 6 mjeteve ajrore, që do të sigurohen për Komandën e Forcave Ajrore të Indonezisë, me veçoritë superiore teknike, përfshirjen në industri dhe koston e Anka-s, ka mbetur në listën e reduktuar, që përbëhet prej dy firmash ndër 4 rivalët që kishin dhënë propozimin e tyre në tender.

Për sigurimin e sistemeve IHA, Ministria e Mbrojtjes së Indonezisë, në datën 28 qershor filloi procesin e tenderit ndërkombëtar dhe TUSAS dorëzoi ofertën e tij në 24 gusht.

Gjatë dhe përpara procesit të tenderit, në mbledhjet e realizuara me autoritetet përdoruese dhe siguruese, Sistemi IHA Anka mori notë të plotë me veçoritë e tij.  

TUSAS, gjatë procesit të përgatitjes së ofertës, më 14 gusht, zhvilloi aktivitetin “Ditët e Industrisë” në Xhakarta.

Në këtë aktivitetet u ekspozuan projekte në shumë platforma të ndryshme të kompanisë dhe kompanive të mbrojtjes dhe hapësinorë të Indonezisë iu përcoll potenciali i kompanisë turke dhe u realizuan bisedime gjithëpërfshirëse, që kanë në objektivë bashkëpunimin në industri.

Në Panairin Indo Defence 2018, që u zhvillua në Xhakarta në datat 7-10 nëntor ndër sistemet që morën pjesë në tenderin e sipërpërmendur, u ekspozua në dimension të vërtetë vetëm Anka.  

Kjo gjendje u komentua si një tregues shumë i theksuar i rëndësisë që autoritetet indoneziane i japin bashkëpunimit që kërkohet të ndërtohet dhe tenderit në fjalë.

 


Lajme të ngjashme