Rryma Turke – Pjesa tokësore e linjës së dytë të projektit fillon në 2019

Zëvendëskryetari i kompanisë ruse të energjisë Gazprom, Aleksandr Medvedev, në një reportazh të dhënë për revistën, Gazprom tha se ndërtimi i pjesës detare të linjës gazsjellëse Rrjedha Turke vazhdon sipas kalendarit të përcaktuar.

1075608
Rryma Turke – Pjesa tokësore e linjës së dytë të projektit fillon në 2019

Në vitin 2019 do të fillojë ndërtimi i pjesës tokësore të linjës së dytë të Rrymës Turke.

Zëvendëskryetari i kompanisë ruse të energjisë Gazprom, Aleksandr Medvedev, në një reportazh të dhënë për revistën, Gazprom tha se ndërtimi i pjesës detare të linjës gazsjellëse Rrjedha Turke vazhdon sipas kalendarit të përcaktuar.

“Pjesa detare e projektit do të përfundojë në muajt e ardhshëm. Ne planifikojmë që ndërtimin e pjesës tokësore të linjës së dytë të Rrymës Turke ta fillojmë vitin e ardhshëm. Vazhdojnë konsultimet me BOTAS (kompani turke) dhe në dhjetor të vitit 2019 planifikohet që projekti të vihet në shërbim”. 

Medvedev bëri të ditur se në 9 muajt e parë të vitit, me një çmim prej mesatarisht 235 dollarësh për një mijë metra kub, u eksportua gjithsej 148,2 miliardë metra kub gaz natyror.

Ai tha se deri në fund të vitit synojnë të thyejnë rekord duke eksportuar gjithsej 200 miliardë metra kub gaz natyror me 248 dollarë për 1 mijë metra kub.

“Po të vlerësojmë zhvillimet në tregun e gazit natyror të Evropës edhe në vitet e ardhshme parashikohet që të eksporti të vazhdojë të jetë në nivelin e 190-200 miliardë metra kub gaz natyror në vit” tha Zëvendëskryetari i kompanisë ruse të energjisë Gazprom.

Tubacionet e "Rrjedhës Turke" fillojnë nga qyteti rus Anapa në bregun e Detit të Zi dhe vendosen në një rrugë 900 kilometrash nën Detin e Zi për të arritur në rajonin e Trakisë së Turqisë përgjatë bregut të Detit të Zi.

"Rrjedha Turke" do të dërgojë gazin rus në Turqi me njërën nga linjat e saj. Linja e dytë e projektit do të shpërndajë gazin rus në Evropën Jugore dhe juglindore.

Kapaciteti total i sistemit të tubacionit të dyfishtë është parashikuar të jetë 15,75 miliardë metra kub secili.



Lajme të ngjashme