Helikopteri prodhim turk 'T129 Atak' do të fluturojë në panairin ‘Airshow Marakesh’ në Marok

Industria Turke e Aeronautikës dhe Hapësirës (TUSAS) do të marrë pjesë në Airshow Marakesh, që do të zhvillohet në Marok në 24-27 tetor.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga TUSAS, bëhet e ditur se Helikopteri Sulmues dhe i Zbulimit Taktik, T129 Atak, do të japë një shfaqje fluturimi në aktivitetin në fjalë.

TUSAS, që zhvillon aktivitete gjithëpërfshirëse në rajon për Helikopterin ATAK, synon të hyjë në mënyrë pretenduese në Marok, ku vazhdon bisedimet që prej vitit 2017 e këndej dhe me shfaqet e fluturimit që do të kurorëzohen nga ATAK, do t’i tregojë edhe një herë botës  superioritetin e performancës në Afrikën e Veriut.

Në Airshow Makaresh, që do të zhvillohet në datat 24-27 tetor, krahas ATAK do të promovohen edhe produktet e tjera autentike të prodhuara nga inxhinierët e TUSAS-it.

Lajme të ngjashme