Astronomët zbulojnë planet të ri jashtë sistemit diellor

Shkencëtarët zbuluan një satelit jashtë sistemit diellor me përmasa të Neptunit apo Uranit.

Astronomët zbulojnë planet të ri jashtë sistemit diellor

Hulumtues nga Universiteti Columbia në SHBA njoftuan se pas vëzhgimeve që kanë bërë me teleskopin Kepler të NASA-s dhe më pas me teleskopin Hubble, kanë zbuluar një satelit jashtë sistemit diellor me përmasa të Neptunit apo Uranit, që gjendet tetë mijë vite drite larg nga toka.

Astronomët David Kipping dhe Alex Teachey, duke folur në lidhje me zbulimin, thanë se mendohet që sateliti i zbuluar jashtë sistemit diellor të jetë satelit i planetit Kepler-1625b të zbuluar më herët.

Kipping dhe Teachey paralajmëruan se do të zhvillojnë edhe më shumë punime për ta kuptuar sistemin planetar jashtë sistemit diellor.

Detajet e zbulimit janë publikuar në revistën "Science Advances".

Deri më tani, astronomët kanë zbuluar mbi 3.500 planetë jashtë sistemit diellor. (AA)

 


Lajme të ngjashme