Çmimi Nobel për Kimi iu dha tre shkencëtarëve

Shkencëtarët Frances H. Arnold, George P. Smith dhe Gregory P. Winter janë fituesit e Çmimit Nobel në Kimi.

Çmimi Nobel për Kimi iu dha tre shkencëtarëve

Shkencëtarët Frances H. Arnold, George P. Smith dhe Gregory P. Winter janë fituesit e Çmimit Nobel në Kimi.

Çmimi për Kimi për kontributin e tyre në kuptimin e evolucionit do të ndahet nga këta tre shkencëtarë, bëri të ditur Instituti Mbretëror në Stokholm.

Çmimi Nobel në Kimi është çmim vjetor i Akademisë Suedeze të Kimistëve. Ky është një nga pesë çmimet Nobel të krijuara nga Alfred Nobel nga viti 1895, të cilat jepen për kontribute të jashtëzakonshme në fushën e kimisë, fizikës, letërsisë, mjekësisë dhe për kontributin në paqen botërore.

Arnold ka lindur në vitin 1956 në Pitsburgun amerikan. Smith u lind në vitin 1941 në Norfolk dhe Winter në vitin 1951 në Leicester britanik.

Arnold është gruaja e pestë që fiton Çmimin Nobel në Kimi. Çmimin e fitoi gjithashtu Marie Curie (1911), Irene Joliot-Curie (1935), Dorothy Crowfoot Hodgkin (1964) dhe Ada Yonath (2009). Arnold është ende duke punuar në Universitetin Amerikan Cal-Tech.

Këta tre shkencëtarë do të ndajnë një çmim me vlerë rreth një milion dollarë. (AA)



Lajme të ngjashme