Zbulohet “Gogoli”, rritet në 90% probabiliteti i ekzistencës së “Planetit X”

Në sistemin tonë diellor është zbuluar një trup qiellor i ri, të cilin astronomët e kanë quajtur “The Goblin” (Gogoli), miliarda milje larg Plutonit...

Zbulohet “Gogoli”, rritet në 90% probabiliteti i ekzistencës së “Planetit X”

Një trup qiellor i ri, të cilin astronomët e kanë quajtur “The Goblin” (Gogoli), është zbuluar miliarda milje larg Plutonit.

Siç bën të ditur Observatori Planetar i Unionit Ndërkombëtar Astronomik (IAU) përmes një komunikate të shkruar, në sistemin tonë diellor është zbuluar një trup qiellor që ndodhet miliarda milje larg Plutonit dhe ka një orbitë të tijën.

Grupi shkencor zbulues i objektit astronomik në fjalë e ka quajtur atë “The Goblin”.

Scott Sheppard, astronom nga Instituti Shkencor “Carnegie”, ka njoftuar se këtë trup qiellor e kanë zbuluar teksa ishin në kërkim të “Planetit X”, i cili besohet se ekziston dhe mund të jetë planeti i nëntë i sistemit tonë diellor.

“Me këtë zbulim, probabiliteti që Planeti X të ekzistojë realisht është rritur në 90 për qind”, ka deklaruar ai.

Ekzistenca e Plutonit është parashikuar fillimisht nga Percival Lowell në vitin 1915, ndërkohë që zbulimin e tij e ka realizuar Clyde Tombaugh më 1930-n.

I konsideruar si planeti i nëntë i sistemit tonë diellor për 76 vite me radhë, Plutoni u quajt përfundimit një “planet xhuxh” në vitin 2006.



Lajme të ngjashme