Kina dërgon në orbitë satelitin binjak të navigimit

Kina ka dërguar satelitin binjakë të navigimit Beidou-3 (Ylli Verior) në hapësirë.

Kina dërgon në orbitë satelitin binjak të navigimit

Kina ka dërguar satelitin binjakë të navigimit Beidou-3 (Ylli Verior) në hapësirë.

Sipas lajmit të Televizionit Qendror Kinez (CCTV), Beidou-3 është dërguar nga Qendra e Lançimit të Satelitëve Siçang të provincës Sichuan me anë të raketës Long March 3B.

Ky ka qenë misioni i 283-të i raketës Long March 3B, ndërsa pritet që satelitët e serisë Beidou-3 të hyjnë në shërbim pas disa testeve që do të bëhen në orbitë.

Pritet që deri në fund të këtij viti numri i satelitëve të serisë Beidou-3 të arrijë në 18.

Sistemi i Satelitit të Navigimit Beidou kishte filluar të shërbejë në Kinë në vitin 2000, ndërsa në rajonin Azi-Paqësor që nga viti 2012.

Ky sistem është i katërti pas atyre të SHBA-ve, Bashkimit Evropian (BE) dhe atij rus. (AA)



Lajme të ngjashme