Roboti iPal, dadoja e përkryer për të vegjlit në Kinë

Prindërit kinezë e kanë zgjidhur çështjen se kush do t’ia mbajë fëmijët e tyre.

Roboti iPal, dadoja e përkryer për të vegjlit në Kinë

Roboti iPal, që kushton 1400 dollarë, është dadoja perfekte për të vegjlit. Ai flet dy gjuhë, jep mësime matematike, tregon barcoleta dhe komunikon me fëmijët me anë të një ekrani që ka në gjoks.

Roboti sillet si një fëmijë 4-8 vjeç, duke u bërë si një pjesëtar shtesë i familjes dhe duke i hequr prindërve ngarkesën e përkujdesjes për të voglin.

Një aplikacion në celular u lejon gjithashtu prindërve që të shohin dhe të dëgjojnë gjithçka që ndodh në afërsi të robotit-dado. (ATSH)


Fjalët Kyçe: iPal , robot dado , dado , fëmijë

Lajme të ngjashme