“Facebook” sërish në telashe, publikon postimet e 14 milionë përdoruesve

“Facebook” njoftoi se kishte publikuar gabimisht mesazhet e postuara nga 14 milionë përdorues gjatë katër ditëve në muajin maj, gabimi i fundit për këtë platformë që shton polemikat për përdorimin e të dhënave të anëtarëve të saj...

“Facebook” sërish në telashe, publikon postimet e 14 milionë përdoruesve

Rrjeti i famshëm social, “Facebook”, njoftoi se kishte publikuar gabimisht mesazhet e postuara nga 14 milionë përdorues gjatë katër ditëve në muajin maj, gabimi i fundit për këtë platformë që shton polemikat për përdorimin e të dhënave të anëtarëve të saj.

“Së fundi ne kemi vënë re një gabim informatik që sugjeron automatikisht publikimin e mesazheve të krijuar nga disa persona”, theksoi Erin Egan, e ngarkuar me çështjen e privatësisë tek “Facebook”.

Ky gabim ndodhi ndërkohë që grupi po punonte për një mënyrë të re për shpërndarjen e disa elementëve të profilit të përdoruesve, si fotot.

Ky gabim ka prekur rrjetin nga 18 maji deri më 27 maj dhe “Facebook” ka arritur të korrigjojë gabimin që prej 22 majit, por i janë dashur pesë ditë shtesë për t’i bërë të gjitha mesazhet private, domethënë të aksesueshme vetëm për miqtë.

“Ne e kemi zgjidhur këtë problem dhe kemi filluar të paralajmërojmë të gjithë personat e prekur dhe t’u kërkojmë të verifikojnë të gjitha mesazhet që kanë postuar gjatë kësaj periudhe”, nënvizoi Egan.

 


Lajme të ngjashme