Canikli: Së shpejti lidhim kontrata për shitjen e armës MPT-76

Në deklaratat që bëri gjatë një vizite në Kërëkale, ministri i Mbrojtjes Kombëtar Nuretin Xhanikli tha se së shpejti do të firmosen edhe kontrata e para për shitjen e armës turke të këmbësorisë, prodhuar me mundësi kombëtare dhe vendore, MPT-76.

Canikli: Së shpejti lidhim kontrata për shitjen e armës MPT-76

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nuretin Xhanikli (Nurettin Canikli) tha se kanë marrë vlerësime pozitive nga më shumë se 10 vende për armën kombëtare të këmbësorisë (MPT-76), e cila është e gjitha prodhim vendor.

I ndodhur në Kërëkale (Kırıkkkale) për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës për disa projekte kërkim-zhvillimi (R&D) ndërmjet Ndërmarrjes së Industrisë Mekanike dhe Kimike të Turqisë (MKE) dhe Institutit për Kërkim dhe Zhvillim në Fushën e Industrisë së Mbrojtjes, pjesë e Këshillit të Turqisë për Kërkime Shkencore dhe Teknologjike (TÜBİTAK SAGE), ministri Xhanikli me këtë rast vizitoi edhe fabrikën e prodhimit të armëve të rënda dhe çelikut të ndërmarrjes MKE në Kërëkale si dhe muzeun e armëve.

Gjatë vizitës në muze, Xhanikli inspektoi edhe armën e këmbësorisë MPT-76 dhe në deklaratat që bëri këtu tha se armën kombëtare të këmbësorisë prodhim vendor ua kanë bërë dhuratë më shumë se 10 vendeve, të cilat e kanë testuar atë.

Nga këto vende kemi marrë vlerësime pozitive,- u shpreh Xhanikli, ndërsa shtoi se së shpejti do të firmosen edhe kontratat e para të shitjes për këtë lloj arme.

 


Lajme të ngjashme