Të premten publikohen detajet e automobilit vendor

Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Faruk Ëzly (Özlü) tha emri i Drejtorit Ekzekutiv (CEO) të konsorciumit që do të prodhojë automobilin vendor do të publikohet se të premten.

Të premten publikohen detajet e automobilit vendor

Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Faruk Ëzly (Özlü) iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Samitin e 6-të të Zonave të Zhvillimit Teknologjik, që u mbajt të hënën në Ankara.

I pyetur se kur do të bëhen publike detajet në lidhje me projektin e prodhimit të automobilit vendor ministri Ëzly tha se në ceremoninë që do të mbahet ditën e premte (14.30) në Kompleksin Presidencial do të publikojnë edhe aktin e themelimit të shoqërisë aksionare që do të prodhojë automobilin vendor.

Gjithashtu të premten do të njoftojmë edhe drejtorin ekzekutiv (CEO) të kësaj sipërmarrjeje,- u shpreh Ëzly dhe shtoi: “Krahas 5 ortakëve të mëparshëm, në Projektin e Automobilit Vendor është shtuar edhe Unioni i Dhomave të Tregtisë, Industrisë dhe Bursave të Turqisë (TOBB), i cili zotëron 5% të aksioneve. Kështu kemi një projekt me 6 partnerë dhe kemi vendosur edhe një gur tjetër kilometrik në rrugën drejt prodhimit të automobilit vendor. Projekti po përparon mirë; të premten Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të deklarojë emrin e CEO-s dhe të gjithë do të dëshmojmë nënshkrimin e protokollit të themelimit të shoqërisë tregtare”.



Lajme të ngjashme