HAVELSAN do të prodhojë sisteme argëtimi për avionët e THY

Kompania e Industrisë Elektronike Ajrore (HAVELSAN) dhe shoqëria ajrore turke Turkish Airlines (THY) kanë firmosur një protokoll për krijimin e një firme të përbashkët me fushë aktiviteti “Sistemet argëtuese dhe shërbimet e internetit brenda në kabinë).

HAVELSAN do të prodhojë sisteme argëtimi për avionët e THY

Protokolli në fjalë u nënshkrua në panairin “Eurasia Airshow” në Antalya.

Këtë sistem THY do ta përdorë në shumicën e avionëve që do të blejë pas vitit 2020.

Programi (software) i sistemit që THY sot e përdor në më shumë se 40 avionë të saj është përgatitur nga HAVELSAN, kurse pajisjet teknike janë siguruar nga THY.

Numri i firmave që e ofrojnë këtë shërbim në botë, në aspektin e cilësisë dhe çmimit të volitshëm, është i kufizuar.

 


Lajme të ngjashme