Rusia fillon prodhimin e raketave S-400 për Turqinë

Aleksandr Miheyev, kryetari i kompanisë shtetërore të Rusisë për eksportimin e armëve, Rosoboroneksport, tha se kanë filluar prodhimin e sisteme raketore S-400, që do të dërgohen në Turqi.

958425

Në deklaratën e bërë për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik, Miheyev theksoi se ka nisur ndërtimi i raketave në fjalë por nuk ka filluar dërgimi i tyre.

“Prodhimi filloi. Në lidhje me këtë ka procese dhe faza që duhen kaluar. Ashtu siç është biseduar, ne do të përmbushim obligimet tona” tha numri një i Rosoboroneksport.

Sergey Çemezov, kryetari i Rosteh, kompania e industrisë së mbrojtjes së Rusisë, kishte bërë të ditur se Turqia kishte blerë nga Rusia 4 bateri të sistemit të mbrojtjes raketore S-400 me vlerë 2.5 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme