Sistemet ushtarake turke të telekomanduara hyjnë në tregun aziatik

Platforma e Zjarrit të Telekomanduar (UKAP), një nga produktet e zhvilluara së fundmi nga industria turke e mbrojtjes, në tregun aziatik do të hyjë përmes bashkëpunimit me DEFTECH, kompania kryesore në fushën e mbrojtjes dhe aeronautikës të Malajzisë.

Sistemet ushtarake turke të telekomanduara hyjnë në tregun aziatik

Sistemi UKAP është zhvilluar e prodhuar nga firmat turke “Katmerciler” dhe Industria Elektronike Ushtarake (ASELSAN). Tani ky sistem po përgatitet të hyjë në tregun aziatik.

Në Panairin Aziatik për Shërbimet e Mbrojtjes (DSA), që mbahet në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala-Lumpur, prezantojnë prodhimet dhe aftësitë e tyre edhe 29 kompani turke nën koordinimin e Nënsekretarit të Industrisë së Mbrojtjes (SSM).

Një ndër produktet më të dalluara në këtë panair është edhe UKAP, një platformë zjarri e prodhuar kohët e fundit nga industria turke e mbrojtjes.

Automjeti është zhvilluar e prodhuar nga firma “Katmerciler”, kurse Sistemi i Armatimit të Stabilizuar dhe të Telekomanduar (SARP) është prodhuar nga kompania tjetër turke ASELSAN. Të dyja këto kompani firmosën një marrëveshje bashkëpunimi me DEFTECH, një nga firmat kryesore të Malajzisë në fushën e mbrojtjes dhe aeronautikës. 

Në këtë kontekst, në rajonin e Azisë UKAP do të shitet përmes DEFTECH.

UKAP është ndër produktet kryesore në përmbushjen e nevojave të sigurisë për sistemet tokësore në drejtimin e zjarrit me telekomandim. 

 


Lajme të ngjashme