Turqia, e dyta në Evropë për numrin e studentëve

Kryetari i Këshillit të Arsimit të Lartë (YÖK) Prof. Dr. Yekta Saraç tha se Turqia është vendi i dytë në Evropë për nga numri i studentëve që ndjekin arsimin e lartë.

Turqia, e dyta në Evropë për numrin e studentëve

Duke folur në “Punëtorinë (workshop) e 3-të të Unionit të Universiteteve në Rajonin e Projektit të Anadollit Lindor (UNİDAP)”, zhvilluar në Universitetin “Ataturk” të Erzurumit në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit, zoti Saraç tha se ndërmjet viteve 2003 dhe 2014 vendi ka përjetuar një hov të madh në drejtim të qasjes në arsimin e lartë dhe rritjes së raportit lidhur me frekuentimin e universiteteve.

"Duke u nisur nga numri i studentëve që kemi sot, ne jemi shteti i dytë me numrin më të madh të studentëve në arsimin e lartë në Evropë. Faza që do të ndjekë këtë proces rritjeje që ka njohur vendi ynë këto dhjetë vitet e fundit në sistemin e arsimit të lartë, është faza e rritjes në aspektin cilësor, prioriteti ynë tani është cilësia”, u shpreh Saraç duke shtuar se Turqia do të vazhdojë të rritet në fushën e arsimit të lartë.



Lajme të ngjashme