Raketat kombëtare “Gokdogan” dhe “Bozdogan”do të jenë gati deri në 2020

Vazhdojnë punimet për prodhimin e raketave vendore “Gökdoğan” dhe “Bozdoğan”, të cijat janë edhe pjesëtaret e reja të familjes së sistemit të raketave ajër-ajër “Göktuğ”.

Raketat kombëtare “Gokdogan” dhe “Bozdogan”do të jenë gati deri në 2020

Vazhdojnë punimet për prodhimin e raketave vendore “Gökdoğan” dhe “Bozdoğan”, të cijat janë edhe pjesëtaret e reja të familjes së sistemit të raketave ajër-ajër “Göktuğ”, prodhim krejtësisht vendor dhe që për herë të parë ishin prezantuar në Panairin e 13-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes në Stamboll (IDEF 2017).

Janë realizuar qitjet balistike nga toka për të dyja raketat në fjalë.

Në kuadër të këtij testi janë provuar performanca e raketës pa telekomandim dhe funksione lidhur me (vetë) IDEFasgjësimin e raketës në ajër, nëse një diçka e tillë do të jetë e nevojshme.

Testet janë kryer me sukses në provincën e Sinopit në Detin e Zi.

Në kuadër të projektit për zhvillimin e raketave në fjalë, në tremujorin e fundit të këtij viti do të bëhen qitje nga toka në drejtim të objektivave të vërtetë.

Pastaj më vonë qitjet me këto raketa do të bëhen nga avionët luftarakë. Parashikohet që projekti të përfundojë në vitin 2020.



Lajme të ngjashme