Inteligjenca artificiale rrezikon të përdoret në mënyrë armiqësore

Në një raport të publikuar të mërkurën ekspertët ndërkombëtarë kanë ngritur alarmin mbi rreziqet e një përdorimi armiqësor të inteligjencës artificiale (IA) nga shtetet që nuk respektojnë rregullat ndërkombëtare kriminelët, terroristët.

yapay zeka.jpg
yapay zeka ile kanser teşhisi.jpg
sumo yapay zeka.jpg
bm, yapay zekadan endişeli.jpg
artık yapay zekaya danışılacak.jpg
Yapay Zeka-robot.jpg

Sipas tyre, në 10 vitet e ardhshme, efikasiteti në rritje i IA rrezikon të riforcojë kriminalitetin kibernetik, por gjithashtu të çojë në përdorimin e dronëve apo robotëve për qëllime terroriste.

Inteligjenca artificiale (IA) gjithashtu mund të lehtësojë manipulimin e zgjedhjeve nëpërmjet rrjeteve sociale përmes llogarive të automatizuara.

Ky raport prej 100 faqesh u hartua nga 26 ekspertë specialistë për inteligjencën artificiale (IA), sigurinë kibernetike dhe robotike.

Ata janë pjesë e universiteteve të Cambridge, Oxford, Yale, Stanford dhe organizatave joqeveritare ”OpenAI”, ”Center for a New American Security” dhe ”Electronic Frontier Foundation”.

Këta ekspertë i kërkojnë qeverisë dhe aktorëve të ndryshëm përkatës të marrin masa për limitimin e kërcënimeve potenciale lidhur me inteligjencën artificiale.

“Ne mendojmë se sulmet që do të lejohen nga përdorimi në rritje i IA do të jenë veçanërisht efikase, të fokusuara në mënyrë fine dhe të vështirë për t’u atribuar”, nënvizon raporti.

Për të ilustruar frikën e tyre, këta specialistë përmendin disa skenarë hipotetikë të përdorimit dashakeqës të IA.

Ata nënvizojnë se terroristët mund të modifikojnë sistemet e IA, të disponueshme në tregti (dronë, automjete autonome), për të shkaktuar rrëzime avionësh, përplasje apo shpërthime.



Lajme të ngjashme