Në Rusi do të testohet centrali i parë bërthamor lundrues

Rajoni autonom rus Çukotka njoftoi se centrali i parë bërthamor lundrues (FNPP) do të dërgohet në qytetin port veriperëndimor të Rusisë, Murmansk, për furnizimin me karburant bërthamor dhe për disa teste në muajin qershor.

”FNPP do të sigurojë energji elektrike në qytetin verior rus, Pevek, pas arritjes në portin e qytetit në qershor të vitit 2019”, tha administrata e rajonit autonom të Çukotkas.

FNPP, i projektuar për të operuar për rreth 40 vjet, është financuar nga ”Rosernergoatom Concern JSC”, degë e korporatës shtetërore bërthamore ”Rosatom”.

Numri i përgjithshëm i personelit të impiantit do të jetë 305 persona. (ATA)

Lajme të ngjashme