Hyndai dhe Kia tërheqin rreth 500 mijë automjete të tyre për shkak të një defekti

Hyundai dhe Kia do të tërheqin mbi gjysmë milion automjete, të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Hyndai dhe Kia tërheqin rreth 500 mijë automjete të tyre për shkak të një defekti

Hyundai dhe Kia do të tërheqin mbi gjysmë milion automjete, të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), meqë ekziston një rrezik që dritat e prapme të frenave të mos fiken pas heqjes të këmbës nga frenat. 

I gjithë operacioni i tërheqjes, përfshin mbi 390 mijë automjete Hyundai Elantra të prodhuara në vitet 2013 dhe 2014, si dhe 134 mijë automjete Kia Forte nga vitet 2012-2014. 

Në dokumentet, të cilat dy kompanitë ia kanë dorëzuar qeverisë, theksohet se mbyllësi polimerik i mbajtësit të pedalit dhe ndërprerësi i dritave mund të prishen, që bën ndërprerësin të mbetet i ndezur. 

Kjo mund të bëjë që dritat e prapme të frenave të mbeten të ndezura pa prekur fare pedalin e frenave, madje edhe në situatë kur automjeti është në lëvizje. Asnjëra nga kompanitë në fjalë nuk ka bërë të ditur nëse ky defekt ka shkaktuar ndonjë aksident rrugor dhe dëme materiale.

Shitësit e kompanive Hyundai dhe Kia do të bëjnë zëvendësimin e pedalit të automjeteve. Tërheqja e modeleve të Kia-s fillon më 30 janar, ndërsa e atyre të Hyundai-t më 8 shkurt 2018. (AA) 


Fjalët Kyçe: Hyndai , Kia , automjete , ShBA , defekt , frenat , tërheqje

Lajme të ngjashme