Pajisja e studentit turk mbron fëmijët nga abuzimet

Një student turk ka dizajnuar një pajisje që mund t'i mbrojë fëmijët nga abuzimet e mundshme nga dado.

Pajisja e studentit turk mbron fëmijët nga abuzimet

Mevlut Kagan Balga, një student 21-vjeçar i inxhinierisë kompjuterike në Universitetin Selçuk në qytetin juglindor të Konyas, ka emërtuar pajisjen e tij "Cingoz" që do të thotë sy vigjilent.

"Nganjëherë dhuna nga dadot është raportuar në lajme. Prindërit ua besojnë fëmijët e tyre të tjerëve kur punojnë", tha ai. Pajisja mund të ndihmojë edhe pacientët që vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit, gjë që rezulton në humbjen e kujtesës.

"Prindërit e vendosin një kamerë në modulin, të cilin e vendosin në gjoksin e fëmijës ose pacientit. Më vonë, imazhet e kapura nga pajisja dërgohen në kohë të caktuara në një faqe interneti të zhvilluar për pajisjen", tha Balga.

Ai shtoi se qasja tek imazhet mund të bëhet pasi të futen në sistem emri i përdoruesi dhe fjalëkalimi. Pajisja dërgon njoftim nëse zbulon një fytyrë të panjohur pranë fëmijës. Balga pretendon se pajisja e tij është miqësore dhe mund të lidhet për një person, ndërsa për përdorimin e modeleve të tjera duhet që ato të instalohen në çdo dhomë.

Ai tha se ai nuk kishte ndonjë mbështetje financiare për projektin e tij, duke shtuar se e prezantoi atë vitin e kaluar gjatë një konference në Antalia. Duke shtuar veçorinë zanore në pajisje, ai planifikon të rrisë rëndësinë e saj ndaj personave me vështirësi shikimi.

"Ne jemi veçanërisht duke u përpjekur për të përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë. Aktualisht, ajo mund të qëndrojë aktive për shtatë deri në 13 orë", tha ai.



Lajme të ngjashme