Singapor – Transporti publik me autobusë autonomë duke nisur nga viti 2022

Transporti publik në Singapor do të realizohet përmes autobusëve pa drejtues (shofer) duke filluar që nga viti 2022...

Singapor – Transporti publik me autobusë autonomë duke nisur nga viti 2022

Transporti publik në Singapor do të realizohet përmes autobusëve pa drejtues (shofer) duke filluar që nga viti 2022.

“Duke nisur që nga viti 2022, autobusët autonomë do të jenë funksionalë në 3 qytete”, deklaroi ministri i Transportit të Singaporit, Khaw Boon Wan, gjatë ceremonisë së përurimit të qendrës së parë të testimit të automjeteve autonome në këtë vend ishullor të Azisë Juglindore.

Brenda 5 vitesh – theksoi Wan – banorët e qyteteve Punggol, Tengah dhe Jurong do mund të zgjedhin autobusë pa shoferë për të shkuar në punë dhe gjetkë.

Siç bën të ditur Ministria e Transportit të Singaporit përmes një komunikate me shkrim, përzgjedhja e qyteteve në fjalë është bërë duke marrë parasysh mesataren e re të moshës së popullsisë së tyre, pasi rinia është më e hapur ndaj teknologjive dhe metodave të reja të transportit.



Lajme të ngjashme