Valët gravitacionale ofrojnë dëshminë e fenomeneve të Universit

Detektimi i drejtpërdrejtë i valëve gravitacionale ofron një mënyrë të re për të parë Universin dhe na mundëson të jemi dëshmitarë të fenomeneve më të paparashikueshme të kozmosit si shkrirja e dy yjeve në neutrone.

Valët gravitacionale ofrojnë dëshminë e fenomeneve të Universit

Detektimi i drejtpërdrejtë i valëve gravitacionale ofron një mënyrë të re për të parë Universin dhe na mundëson të jemi dëshmitarë të fenomeneve më të paparashikueshme të kozmosit si shkrirja e dy yjeve në neutrone.

“Kjo ka hapur një dritare të re drejt Universit”, deklaroi astronomja, Carolin Crawford nga Universiteti i Cambridge.

“Ky zbulim na mundëson nga njëra anë të kuptojmë gravitacionin që drejton Universi në shkallë të gjerë dhe nga ana tjetër të kemi një lajmëtar që na tregon për fenomenet më të paparashikueshme në Univers”, thekson astofizikanti Benoit Mours, një prej zyrtarëve shkencor të bashkëpunimit evropian Virgo që gjurmon valët gravitacionale.

Çfarë është një valë gravitacionale?

Është një valë mikroskopike e hapësirës kohore që përhapet në Univers me shpejtësinë e dritës.

Këto valë janë konceptuar një shekull më parë nga Albert Ajnshtajni në rrjedhën e teorisë së tij për relativitetin.

Valët vijnë nga shqetësimi i kombinimit të hapësirës kohore nën efektin e zhvendosjes së një objekti masiv.

Ilustrohen shpesh këto oshilacione nga imazhi i valëve që përhapen në sipërfaqen e një liqeni kur hedhim një gur brenda. Sa më larg, aq më e vogël është vala.

Çfarë mundësojnë ato të detektohet?

Me detektorët Ligo dhe Virgo, astrofizikantët disponojnë tashmë një mjet të ri për të parë fenomenet e paparashikueshme në Univers deri atje ku është e pamundur të shihen.

“Është si të kesh syze të reja dhe sy të rinj”, deklaroi fizikanti Thibault Damour, nga Instituti i Studimeve të Larta shkencore (IHES) pranë Parisit.

Valët gravitacionale që kërkojnë këta detektorë janë ato të shkaktuara nga fenomenet astrofizike të paparashikueshme si shkrirja e dy vrimave të zeza apo i dy yjeve në neutrone.

“Të tjerat janë shumë mikroskopike sa nuk mund të shpresosh t’i shohësh”, nënvizon Benoît Mours, drejtor i kërkimeve CNRS.

Në sajë të valëve gravitacionale, ne kemi mësuar se shkrirja e vrimave të zeza ishte shumë më e herëpashershme nga sa e imagjinonim”, deklaroi Patrick Sutton, nga Universiteti i Cardiff.

Shkenctarët kanë parë tashmë për herë të parë në muajin gusht,shkrirjen e dy yjeve në neutrone.



Lajme të ngjashme