Turqia teston simulatorin kombëtar për fluturime civile

Linjat Ajrore Turke (THY) përuruan të mërkurën qendrën e re për trajnimin e pilotëve të aviacionit civil...

Turqia teston simulatorin kombëtar për fluturime civile

Linjat Ajrore Turke (THY) përuruan të mërkurën qendrën e re për trajnimin e pilotëve të aviacionit civil.

Në ceremoninë përuruese pati edhe një surprizë. Aty u testua simulatori i parë kombëtar i Turqisë për fluturime civile, i cili është projektuar dhe prodhuar në kuadër të një bashkëpunimi me kompaninë turke të industrisë së elektronikës ajrore, “HAVELSAN”.

Presidenti i bordit ekzekutiv të “Turkish Airlines”, Ilker Ayci, bëri me dije se simulatori në fjalë është një prototip dhe së afërmi do të fillojë prodhimi i tij në seri.



Lajme të ngjashme