10-vjetori i “iPhone”, kompania “Apple” prezanton smartfonin e ri

Kompania “Apple” ka prezantuar aparatin e saj të ri “iPhone” në 10-vjetorin e të parit të tij. Kompania ka zbuluar smartfonin më të ri me një ekran më të madh, që nuk ka një buton fizik “home”...

10-vjetori i “iPhone”, kompania “Apple” prezanton smartfonin e ri
Apple prezantoi modelet e reja të iPhone
Apple prezantoi modelet e reja të iPhone

Kompania Apple ka prezantuar të martën në qendrën e saj në Kaliforni modelet reja të telefonit të njohur celular, iPhone në aktivitetet e organizuara me rastin e 10-vjetorit. Modelet e reja janë iPhone8 dhe iPhone 8 Plus, si dhe iPhone X, i cili nuk e ka butonin shumëfunksional në pjesën e përparme. Modeli i ri, iPhone X është i pajisur me një ekran me rezolucion më të lartë, me teknologjinë e karikimit me valë dhe identifikim të fytyrës dhe me veçori të tjera që do të bëhen publike në ditët në vijim. 

Kompania “Apple” ka prezantuar aparatin e saj të ri “iPhone” në 10-vjetorin e të parit të tij. Kompania ka zbuluar smartfonin më të ri me një ekran më të madh, që nuk ka një buton fizik “home”.

“iPhone X” përdor sistemin e njohjes së fytyrës për të identifikuar zotëruesin dhe jo gjurmën e gishtit. “Apple” thotë se “FaceID” mund të funksionojë edhe në errësirë duke përdorur 30 mijë pika infra të kuqe për të kontrolluar identitetin dhe është shumë më i vështirë të manipulohet, krahasuar me sistemin e vjetër “TouchID”.

Ky është telefoni inteligjent më i shtrenjtë i “Apple” deri më tani. Një model me kapacitet 64 GB do të kushtojë 999 dollarë kur të dalë në shitje më 3 nëntor, ndërsa versioni 256 GB do të ketë një çmim prej 1.149 dollarësh. “Iphone X” është një investim afatgjatë i “Apple” dhe përcakton trendin e gjeneratës së re të aparateve “iPhone”.

Një ekran “OLED” dhe dizajni i ri ka gjasa të përcaktojë një standard për smartfonat e rinj të “Apple”. Më herët, kompania zbuloi “iPhone 8” dhe “iPhone 8 Plus”, të cilët ishin të parët që kishin edhe opsionin e karikimit “wireless”.

Smartfonat e rinj kanë xham edhe në pjesën e pasme dhe procesorë më të shpejtë, sensorë të përmirësuar të kamerave dhe altoparlantë më të fuqishëm sesa modelet e mëparshme. Aparatët e rinj “Iphone” përkojnë edhe me prezantimin e “IOS 11”, versioni më i fundit i sistemit operativ të “Apple”.

Prezantimi i “Iphone X” u bë në teatrin “Steve Jobs”, në kampusin e ri të “Apple”.



Lajme të ngjashme