Afrikë e Jugut – Shërohet 9-vjeçari me HIV/AIDS, rasti i parë në botë

Ka bërë bujë lajmi i 9-vjeçarit nga Afrika Jugore, që ishte infektuar me virusin HIV dhe që në jetën në vazhdim nuk do të ketë nevojë për mjekim...

Afrikë e Jugut – Shërohet 9-vjeçari me HIV/AIDS, rasti i parë në botë

Ka bërë bujë lajmi i 9-vjeçarit nga Afrika Jugore, që ishte infektuar me virusin HIV dhe që në jetën në vazhdim nuk do të ketë nevojë për mjekim.

Kjo ka ndodhur sepse ky djalë menjëherë pasi është diagnostikuar me HIV, sëmundja e të cilit është zbuluar kur ai ishte vetëm 1-muajsh, ka marrë një dozë shumë të fortë të terapisë dhe që 8 vite nuk ka më asnjë shenjë të këtij virusi.

"CNN" tregon se të afërmit e tij ndihen familja më e lumtur në botë, mirëpo, nrë bashkëpunim me median, ata kanë vendosur që identitetin e fëmijës ta mbajnë të fshehur. Ky është rasti i parë që arrin të shërohet nga virusi në fjalë.

Sipas statistikave të vitit 2016, 36,7 milionë njerëz kanë qenë të prekur nga virusi HIV, ndërsa vetëm 53 për qind e tyre kanë pasur mundësi të marrin trajtime shëruese.

Ky lajm nuk gëzon vetëm këtë familje ngaqë është arritur shpëtimi i fëmijës së saj, por se edhe mund të punohet mbi vaksinën shëruese të këtij virusi vdekjeprurës.



Lajme të ngjashme