NASA vëzhgon nga afër Pikën e Madhe të Kuqe të Jupiterit

Juno kalon afër stuhisë së madhe të planetit Jupiter që ka përmasa 16 mijë kilometra.

NASA vëzhgon nga afër Pikën e Madhe të Kuqe të Jupiterit

Fluturakja #Juno e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) realizoi një fluturim të afërt me Jupiterin, me qëllim të zgjidhjes së sekretit të Pikës së Madhe të Kuqe të këtij planeti që është një stuhi anticiklonike masive e cila vazhdon me shekuj.

Juno, i cili për dallim nga fluturaket Voyager dhe Galileo u afrua më shumë pranë planetit, cilësohet si “një hap i rëndësishëm” në drejtim të kuptimit të arsyes së stuhisë që ka një gjerësi 16 mijë kilometra.  

8 pajisje të hapura për mbledhjen e të dhënave në fluturaken Juno, vështruan stuhinë masive në kohën kur ajo ishte vetëm 9.000 kilometra larg nga rretë e dendura të Pikës së Madhe të Kuqe.

Ndryshe nga anijet e tjera hapësinore që kanë vizituar Jupiterin, instrumentet e Junos janë ndërtuar posaçërisht për të depërtuar retë e trasha të Jupiterit me gaz të dëmshëm, në mënyrë që të marrin një pamje më të qartë të brendësisë së planetit.

Në një deklaratë të bërë më herët nga shkencëtari Scott Bolton, që është kryestudiuesi i Junos në Institutin Jugperëndimor Kërkimor të San Antonios, thuhet se “Kjo stuhi gjigante në planetin më të madh të sistemit diellor është aktive me shekuj. Tani fluturakja Juno do të bëjë piketim për të kuptuar se si është formuar kjo stuhi gjigante, për të parë thellësinë e rrënjëve të saj dhe për të mësuar se çfarë është ajo që e bënë atë të veçantë”.

Sipas NASA-s stuhia e Pikës së Madhe të Kuqe e gazit, që është aktive për 350 vite është duke u monitoruar që nga viti 1830 nga njerëzit.

Ka të ngjarë që astronomët në vitet 1660 të kenë folur për Pikën e Madhe të Kuqe kur ata përshkruan një pikë të madhe në Jupiter, por është e pamundur të dihet me siguri.



Lajme të ngjashme