Sateliti Cassini fotografon unazat e Saturnit

Në fotografinë e publikuar në ueb faqen zyrtare të NASA-s, shihet se vija e ndritshme është fotografuar në aksin ekuatorial.

760157
Sateliti Cassini fotografon unazat e Saturnit

Zbuluesi satelitor i Administratës Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane (NASA) ka fotografuar vijën e ndritshme të këtij planeti.

Në fotografinë e publikuar në ueb faqen zyrtare të NASA-s, shihet se vija e ndritshme është fotografuar në aksin ekuatorial, në drejtim vertikal me unazat e planetit, në një kënd të zhdrejtë.

Në fotografi, e cila nga pjesa e mbetur e errët e planetit është fotografuar në dritë reverse, unazat e Saturnit kaplojnë pjesën e përparme si një shirit i errët.

Në informacionin e dhënë në ueb faqe thuhet se fotografia është bërë më 31 mars 2017 në një distancë prej një milion kilometra nga Saturni.



Lajme të ngjashme