Partneritet gjigant nëndetar turko-gjerman në industrinë e mbrojtjes

Turqia dhe Gjermania po përgatiten për një bashkëpunim gjigant në industrinë e mbrojtjes...

Partneritet gjigant nëndetar turko-gjerman në industrinë e mbrojtjes

Turqia dhe Gjermania po përgatiten për një bashkëpunim gjigant në industrinë e mbrojtjes. Në partneritet me konglomeratin gjerman, ThyssenKrupp, Kompania e Inxhinierisë dhe Tregtisë së Teknologjive të Mbrojtjes (STM) së Turqisë ka hyrë fuqishëm në tenderin e qeverisë së Indonezisë për të plotësuar nevojën e këtij vendi për nëndetëse.

Në rast se e fiton këtë tender, STM-ja do të realizojë një nga projektet eksportuese më të mëdha të historisë republikane të Turqisë në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Projekti në fjalë, i cili bashkon Turqinë dhe Gjermaninë në një ortakëri kolosale, parashikon ndërtimin e 6 nëndetëseve për Forcat Detare të Indonezisë. Buxheti i këtij projekti është rreth 3 miliardë euro.

Në kuadër të marrëveshjes, planifikohet që 1 ose 2 nëndetëse të ndërtohen në kantierin detar Golcuk të Turqisë, ndërsa pjesa tjetër në Indonezi; kurse në zhvillimin dhe prodhimin e sistemeve të armatimeve dhe atyre elektronike të nëndetëseve të tipit 214, të cilat janë të pajisura me Sistemin e Shtytjes së Pavarur Ajrore (AIP), planifikohet të angazhohen edhe kompani të tjera turke si Aselsan dhe Havelsan.



Lajme të ngjashme