Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Dosje - Amazon, Google, Facebook dhe rreziku që mbart pushteti i tyre

Tre gjigandët e Silicon Valley së bashku kontrollojnë  thuajse tërësisht  tregtinë elektronike ( e-comerce), rrjetet  sociale dhe kërkimet online. Një përqendrim i tille pushteti nuk ishte parë që prej një shekulli.

Dosje - Amazon, Google, Facebook dhe rreziku që mbart pushteti i tyre

Tre gjigandët e Silicon Valley së bashku kontrollojnë  thuajse tërësisht  tregtinë elektronike ( e-comerce), rrjetet  sociale dhe kërkimet online. Një përqendrim i tille pushteti nuk ishte parë që prej një shekulli.

Një rrezik për përdoruesit  dhe për demokracinë – deklaron eksperti amerikan  Jonathan Taplin, i cili në një libër  tregon anën  tjetër  të  kampioneve të inovacionit.

Një përqendrim i pushtetit ekonomik si në kohet e tashme nuk ishte parë në Amerikë që prej një shekulli: që nga koha e John Rockfeller  dhe J.P.Morgan. Në atë kohe për të thyer monopolet  ndërhyri një president konservator , Theodore Roosvelt. Sot Google kontrollon 88 për qind të tregut të motorëve të kërkimit , ndërkohë Facebook me anë të aplikacioneve  që  kontrollon ( WhatsApp , Instagram dhe Messenger) ka rreth 77 perqind të rrjeteve   social dhe  Amazon, më tepër se 50 përqind të tregut të shitjeve online, dhe rreth 74 përqind të tregut të librave .

” Janë realisht monopole. Është koha të merren në konsideratë dhe të ndalohet së konsideruari Silicon Valley  si diçka e shenjte.

Jonathan Taplin , docent i komunikimit dhe drejtor i Laboratorit te Inovacionit Annenberg  ne Universitetin e Kalifornise se  Jugut është një lloj akademiku disi i veçantë: përpara se te fillonte karrierën pedagogjike  dhe atë kërkuese shkencore  ka qene një menaxher  i industrisë muzikore dhe kinemasë; ka organizuar koncerte për Bob Dylan , ka prodhuar një film Mean Streets  që ishte suksesi i pare i regjisorit Martin Scorsese . I rritur ndërmjet  revolucionit teknologjik dhe fermentit politik dhe kulturor që ka kaluar për disa dekada Kalifornia , Taplin  sheh me zhgënjim ndaj kompanive të Internetit : një bote “liberale” në sytë e shumicës , por që për të nuk  është aspak progresiste. Një aureole politike dhe një shenjtërim teknologjik  është duke maskuar sipas tij, realitetin e një kapitalizmi jo më pak të ashpër  se ai i një shekulli me pare, i impenjuar si  tashme për të ndërtuar monopole.

Për këtë qellim ka shkruar një libër  denoncues   provokues që nga titulli:  Move Fast and Break Things.

Një slogan pro-përçarjes  i marre nga  themeluesi i Facebook  Mark Zuckerberg i cili me pas vazhdonte kështu :”Në qoftë se nuk shkatërron gjera do të thotë që nuk po shkon përpara  mjaftueshëm  shpejt”. Edhe   Taplin kërkon të shkatërrojë por ai mendon të shkatërrojë monopolet dhe oligopolet teknologjike. Tamam  si një beteje me mullinjtë e erës , duke marrë parasysh forcën e gjigandeve të web-it popullaritetin e tyre dhe mbështetjen që ata kanë qoftë nga demokratët ashtu dhe nga republikanët.

Dhe Donald Trump i cili dërgoi në Shtëpinë e Bardhe  Peter Thiel , një nga kampionet e Silicon Valley , nuk duket personi i duhur  për fushata  antitrust. ”Një vit e gjysme më parë , kur i propozova ketë libër shtëpisë botuese Little Brown – tregon Jonathan  nga shtëpia e tij në Los Angeles – isha totalisht kundër rrymës : po sfidoja  vetë përcaktimin teknologjik që kishte nënshtruar dhe Obamen dhe Partine Demokratike. Por që  nga ajo kohe shume gjera kanë ndryshuar. Dhe reagimet ndaj librit tim janë në mënyrë të papritur ,pozitive.



Lajme të ngjashme