68 universitete me famë botërore në garë për kampionët turq të robotikës

Plot 68 universitete me famë botërore u kanë propozuar bursa studimesh gjimnazistëve turq të skuadrës “INTEGRA 3646”, e cila fitoi çmime të njëpasnjëshme në konkurset e robotikës në SHBA dhe u kthye në Turqi duke marrë çmimin e e tretë botëror...

68 universitete me famë botërore në garë për kampionët turq të robotikës

Plot 68 universitete me famë botërore u kanë propozuar bursa studimesh gjimnazistëve turq të skuadrës “INTEGRA 3646”, e cila fitoi çmime të njëpasnjëshme në konkurset e robotikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u kthye në Turqi duke marrë çmimin e tretë botëror.

Anëtarët e kësaj skuadre, renditur në treshen e parë mes 4 mijë ekipeve garuese në Kampionatin Botëror të Robotikës 2017 në SHBA dhe fitues të titujve “Kampion Rajonal i Kalifornisë” dhe “Finalist i Podiumit Botëror”, do të vazhdojnë jashtë shtetit studimet e tyre universitare.

Edhe pse janë plot 68 universitete me famë botërore, të cilat u kanë ofruar bursa studimesh, të rinjtë turq kanë zgjedhur që tani për t’u regjistruar në “North Western University”, “University Of British Colombia”, “University Of Toronto”, “Stanford University” dhe  “Vanderbilt University”.



Lajme të ngjashme