Cili është planeti më i madh në univers?

Jupiteri është planeti më i madh në sistemin diellor, por nuk do të mendonim kështu nëse krahasohet me disa gjigantë kozmikë...

Cili është planeti më i madh në univers?

Jupiteri është planeti më i madh në sistemin diellor, por nuk do të mendonim kështu nëse krahasohet me disa gjigantë kozmikë.

Kur planeti ka masë tepër të madhe, bërthama e tij fillon të shndërrojë elementet e lehta në më të rënda. Ky trup qiellor me një masë tetëdhjetë herë më të madhe sesa Jupiteri bëhet një yll duke konvertuar hidrogjenin në helium.

Megjithatë më poshtë se kaq, në rreth 14 herë më i madh sesa Jupiteri, niset fuzioni i deuteriumit, ku gjurmët e karburantit të mbetura nga Shpërthimi i Madh ngadalë krijojnë energjinë e tyre.

Në këtë nivel – ndërmjet gjigandit me gaz dhe yllit xhuxh – gjendet planeti më i madh në univers.

Në aspektin e madhësisë, megjithatë, yjet e njohura si xhuxhe kafe mund të jenë më të vogla se planetet më të mëdhenj, të njohur si gjigandët e gaztë.

Domethënë, kur pesha tejkalon një madhësi të caktuar atomet brenda planeteve të mëdhenj ngjishen ashtu që shtimi i masës në fakt e zvogëlon planetin.

Kjo ndodh në sistemin diellor, që ndoshta shpjegon pse Jupiteri ka masë tri herë më të madhe sesa Saturni, ndërsa fizikisht është vetëm 20 për qind më i madh.

Megjithatë shumë sisteme kanë planete të përbërë nga elemente shumta të lehta, pa shumë bërthama të forta.

Kështu, planetet më të mëdhenj mund të jenë deri në dy herë më të mëdhenj sesa Jupiteri, para se të bëhen yje.



Lajme të ngjashme