Qytetarët e BE-së nga 15 qershori pa 'roaming'

Eurodeputetët hoqën edhe pengesën e fundit në rrugën për heqjen e tërësishme të roaming-ut për qytetarët e Bashkimit Evropian.

Qytetarët e BE-së nga 15 qershori pa 'roaming'

Eurodeputetët me votimin e të enjtes, hoqën edhe pengesën e fundit në rrugën për heqjen e tërësishme të roaming-ut për qytetarët e Bashkimit Evropian.

Andrus Ansip, zv/president i Komisionit Evropian të enjten tha se që nga 15 qershori "njerëzit do të mund të përdorin shërbimet e telefonisë mobile, veçanërisht transmetimin e të dhënave, pa patur frikë për faturat e larta, me rastin e udhëtimit në Bashkimin Evropian".

Parlamenti Evropian miratoi tekstin, tashmë të rënë dakord në mënyrë joformale me Këshillin, me 549 vota për, 27 kundër dhe 50 abstenime.

Draft rregullorja përcakton kufijtë e shumës që operatorët duhet ti paguajnë njëri-tjetrit për përdorimin e rrjeteve të tyre për ofrimin e shërbimit të roaming-ut. Brenda saj janë përfshirë thirrjet, mesazhet me tekst dhe përdorimi i të dhënave. Çmimet me shumicë të roaming-ut ndikojnë drejtpërdrejt në llogaritë përfundimtare të konsumatorëve.

Deri më tani, qytetarët e BE-së ishin të detyruar të paguanin shpenzime të konsiderueshme për përdorimin e roaming-ut gjatë vizitës në shtetet e tjera anëtare të bllokut evropian.



Lajme të ngjashme