Koreja Veriut teston një motor të ri për raketa me performancë të lartë

Koreja e Veriut testoi një motor të ri për raketa me performancë të lartë, në prani të Kim Jong Un, njoftoi dje në mbrëmje agjencia koreanoveriore zyrtare e lajmeve KCNA.

Koreja Veriut teston një motor të ri për raketa me performancë të lartë

“Bota shumë shpejt do të kuptojë rëndësinë e kësaj fitoreje historike që ne kemi arritur sot”, ka theksuar lideri i regjimit koreanoverior i cituar nga KCNA-ja, duke nënkuptuar se Pheniani shumë shpejt mund të jetë në gjendje të nxjerrë satelitë në orbitë.

Por këta motorë mund të përshtaten shumë lehtë në raketa balistike dhe shumë ekspertë mendojnë se programi koreanoverior për dërgimin e satelitëve në hapësirë shërben vetëm për të fshehur testet në fushën ushtarake.



Lajme të ngjashme