Japonia lançon me sukses satelitin e ri vëzhgues

Sateliti vëzhgues është lançuar me ndihmën e raketës H2A.

Japonia lançon me sukses satelitin e ri vëzhgues

Japonia me sukses ka lançuar një satelit vëzhgues në orbitë.

Agjencia japoneze e eksplorimit hapësinorë deklaroi se nga qendra hapësinore Tanegashima në jugperëndim të Japonisë ka lançuar një satelit me ndihmën e raketës H2A.

Në deklaratë thuhet se sateliti është ndarë nga raketa afërsisht 20 minuta pas lançimit dhe është vendosur në orbitën e saj të përcaktuar paraprakisht.

Lançimi i satelitit, i paraparë të bëhet dje, ishte shtyrë për shkak të kushteve të këqija të motit.

Sateliti i prodhuar dhe lançuar nga kompania “Mitsubishi”, do të zëvendësoj satelitin “Radar 3” të lëshuar në treg në vitin 2011 dhe do të menaxhohet nga Qendra Satelitore e Inteligjencës së Japonisë.

Japonia ka një rrjet satelitor të përbërë prej dy satelitëve radarë dhe 3 satelitëve optik.

Me qëllim të rritjes së frekuencës së fotografimit qeveria e Japonisë planifikon që numrin e satelitëve vëzhgues ta nxjerr në 10.



Lajme të ngjashme