Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Roketsan i shet raketa Australisë

Kompania turke e industrisë së mbrojtjes "Roketsan" do ti shes raketa të tipit SOM-J Australisë për gjeneratën e re të avionëve luftarak F-35.

Roketsan i shet raketa Australisë

Kompania turke e industrisë së mbrojtjes, “Roketsan” përgatitet ti shes Australisë raketat të tipit SOM-J për avionët luftarak të gjeneratës së re të tipit F-35.

Turqia në panairin ndërkombëtar të aeronautikës “Avalon Airshow 2017” që organizohet në qytetin Geelong të Australisë dhe që është njëra prej panaireve më prestigjioze të aviacionit civil dhe i mbrojtjes ajrore, përfaqësohet nga kompania turke e industrisë së mbrojtjes, “Roketsan”.

Tani në rend të ditës është edhe blerja e raketave të tipit SOM-J nga ana e Australisë të prodhuara nga kompania Roketsan.

Gjatë panairit do të vazhdojnë kontaktet edhe me vendet tjera të botës për shitjen e sistemeve SOM-J.

Pjesëmarrësit në panair tregojnë interesim të madh ndaj standit të kompanisë Roketasan.

Panairi Ndërkombëtar i Aeronautikës në Australi do të zgjas deri më 5 mars.



Lajme të ngjashme