Panairi i automobilistikës "Auto Show" në Uashington hap dyert për vizitorët

Panairi më i rëndësishmi në rajonin e Amerikës Veriore pret mijëra të pasionuar pas automobilave.

665656
Panairi i automobilistikës "Auto Show" në Uashington hap dyert për vizitorët

Panairi Auto Show në kryeqytetin e SHBA-së i cili organizohet për të 75-tën herë dhe është më i rëndësishmi në rajonin e Amerikës Veriore pret mijëra të pasionuar pas automobilave.

Panairi hapi dyert më 27 janar në qendrën e kongreseve Walter E. Washington. Në të marrin pjesë mbi 35 kompani prodhuese me mbi 600 modele të reja.

Automjetet ekologjike, janë padyshim më të ndjekurit dhe më të vizituarit në këtë panair, ndërsa edhe modelet e fundit të markave më të njohura janë në qendër të vëmendjes së vizitorëve të shumtë të cilët vijnë si brenda dhe jashtë vendit.

Kompanitë ofrojnë edhe mundësinë për të provuar automjetet. Panairi i 75-të i Washington Auto Show, pritet të zgjasë deri në fundjavë. 



Lajme të ngjashme