Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Në Kinë vihet në shërbim ura më e lartë në botë

Një urë që ndodhet më shumë se 500 metra nga toka dhe që cilësohet si më e larta në botë u hap në 30 dhjetor 2016 ndaj qarkullimit në Kinë, që lidh dy provinca malore në jugperëndim të vendit.

Në Kinë vihet në shërbim ura më e lartë në botë

“Ura Beipanjiang arrin lartësinë maksimale 565 metra sipër një lumi”, njoftoi departameti i Transporteve në Guizhou në një komunikatë.

Ky aks i ri do të mundësojë lidhjen e qytetit të Xuanwei, në provincën Yunnan dhe të Shuicheng, në provincën Guizhou, për një orë kundrejt katër orë që ishte më parë.

“Infrastruktura, e gjatë 1 341 metra, u arrit farë një investimi prej më shumë se 1 miliard juan (138 milionë euro)”, sipas medias lokale.

Nëse përllogaritet vetëm lartësia e strukturave të urës, dhe jo distanca që ndan asfaltin e urës nga toka, është struktura e urës në Millau, në Francë, që mban vendin e parë në botë, me një lartësi prej 343 metra.



Lajme të ngjashme