Sfidat e 2017, kompjuterët kuantikë dhe rikthimi në Hënë!

Viti 2017 do të jetë viti i rikthimit në Hënë, shfaqja e kompjuterëve kuantikë dhe tentativa e parë për të parë kufirin e paarritshëm të vrimave të zeza.

Sfidat e 2017, kompjuterët kuantikë dhe rikthimi në Hënë!

Sipas revistës shkencore “Nature” këto janë tre evenimentet shkencore më të pritura për vitin e ardhshëm, por të gjitha këto nën sfondin e shqetësimeve politike të lidhura me ndryshimet e qeverive për shumë kombe, duke filluar nga SHBA-ja.

Do të jenë vrimat e zeza një nga temat shkencore më të nxehta që do të fillojnë me teleskopin ambicioz “Event Horizon Telescope”, një projekt që do të transformojë Tokën në një mega observator për të fotografuar kufijtë e vrimës së zezë që ndodhet në qendër të galaktikës tonë Rruga e Qumështit.

Në pranverë me “Virgo”-n, teleskopi italo-francez i valëve gravitacionale që pritet të zbulojë për herë të parë origjinën e këtyre valëve. Ndërsa do të përfundojë me një zhytje në Saturn misioni 20-vjeçar i sondës “Cassini”, i realizuar nga një bashkëpunim mes NASA-s, Agjencisë Evropiane Hapësionëre (ESA) dhe asaj italiane (ASI).

Projektorët do të jenë të drejtuar gjithashtu nga Kina që në vitin 2017 do të përpiqet, gati 50 vite nga misioni Apollo, që të risjellë në Tokë kampionë të gurit hënor.

Ndërsa në teknologjitë e reja priten me padurim prezantimet e kompiuterëve të parë kuantik. Një fushë ku janë duke u përplasur dy kolosë të “Silicon Valley”, “Google” me të ashtuquajturin “D-wave” që ka bërë hapat e parë dhe “Microsoft” që po ndjek një rrugë ndryshe duke u përqëndruar në kompiuterët kuantikë topologjik.



Lajme të ngjashme