Roboti turk shpallet kampion bote për të dytën herë radhazi

Klubi Robotik i Universitetit “Karabuk” të Turqisë është shpallur sërish kampion bote në edicionin 28. të Garave Ndërkombëtare të Mundjes Sumo për Robotë...

Roboti turk shpallet kampion bote për të dytën herë radhazi
sumo robot.jpg
sumo robot yarışında türkiye yine birinci.jpg

Klubi Robotik i Universitetit “Karabuk” të Turqisë është shpallur sërish kampion bote në edicionin 28. të Garave Ndërkombëtare të Mundjes Sumo për Robotë.

Universiteti “Karabuk”, i cili zuri vendin e parë edhe në garat e vitit të kaluar në Tokio, ku mori pjesë me robotin e quajtur “Sakin”, arriti me sukses që ta mbrojë edhe këtë vit titullin e kampionit botëror.

Skuadra turke garoi me 4 robotë dhe fitoi dy medalje njëherësh.

Robotët e prodhuar nga studentët turq të Universitetit “Karabuk” dolën në finale përballë njëri-tjetrit duke përvetësuar kështu jo vetëm titullin kampion, por edhe atë nënkampion të botës.

Falë suksesit të shënuar në Tokio, ekipi turk ishte vlerësuar në 2015-n me titullin “Yokozuna”, që do të thotë “mundësi kryesor”.



Lajme të ngjashme