Kompania BMW thërret për kontroll mbi 190 mijë makina në Kinë

Administrata për mbikëqyrjen e cilësisë dhe karantinë në Kinë njoftoi se arsyeja për tërheqjen e makinave nga Kina është një gabim në airbag.

637876
Kompania BMW thërret për kontroll mbi 190 mijë makina në Kinë

Gjiganti gjerman i automobilistikes, kompania BMW, do të tërheqë nga Kina 193.611 makina.

Administrata për mbikëqyrjen e cilësisë dhe karantinë në Kinë njoftoi se arsyeja për tërheqjen e makinave nga Kina është një gabim në airbag. 

Tërheqjes do ti nënshtrohen modelet BMW-së 120i, 130i, 316i, 320i, 325i, 330i, 335i, X1, X3, X5, X6 dhe M3 të cilët kompania BMW China i ka importuar në periudhën mes 9 dhjetorit 2005 dhe 23 dhjetorit 2011. Bëhet fjalë për 168.861 vetura.

Përveç kësaj, do të tërhiqen edhe 24.750 makina të importuara nga kompania BMW Brilliance të serisë 320i, 325i dhe X1, të prodhuara mes 12 korrikut 2005 dhe 31 dhjetorit 2011.

Procesi i tërheqjes së makinave do të fillojë në gusht të vitit të ardhshëm, ndërsa pjesët e dëmtuara do të zëvendësohen pa pagesë.

Kompania “Bayerische Motoren Werke Aktiengesellschaft” e njohur gjerësisht me shkurtesën “BMW” është formuar në vitin 1916 në Gjermani. Kompania e cila është prodhuese e automobilave, motoçikletave, motorëve dhe biçikletave, gjithashtu në gamën e saj të prodhimeve ka të përfshira edhe kompanitë “Mini” dhe “Rolls-Royce”.



Lajme të ngjashme