Një yll binjak i Diellit “gëlltit” planetët përreth tij

Shkencëtarët kanë zbuluar një yll të ngjashëm me Diellin, i cili është 300 vjet drite larg nga Toka dhe “gëlltit” planetët që e rrethojnë...

Një yll binjak i Diellit “gëlltit” planetët përreth tij

Shkencëtarët kanë zbuluar një yll të ngjashëm me Diellin, i cili është 300 vjet drite larg nga Toka dhe “gëlltit” planetët që e rrethojnë.

Publikuar në revistën “Astronomy and Astrophysics”, në këtë hulumtim sqarohet së bëhet fjalë për yllin e quajtur “HIP 68468”, mosha e të cilit supozohet të jetë 6 miliardë vite.

“Kjo nuk do të thotë se Dielli do të përpijë Tokën në një të ardhme të afërt”, tha Jacob Bean nga Universiteti i Çikagos, një prej anëtarëve të ekipit studiues ndërkombëtar që ka zbuluar yllin në fjalë, të cilin e cilësojnë si “binjak i Diellit”.



Lajme të ngjashme