Kujdes nga aplikacionet e pasakta të Kuranit në Android

Organizata Ndërkombëtare për memorizimin e Kuran-it (HQMI) paralajmëron për aplikacione të pasakta të Kuranit në Apple Store dhe Google Play.

623327
Kujdes nga aplikacionet e pasakta të Kuranit në Android

Organizata Ndërkombëtare për memorizimin e Kuran-it (HQMI) paralajmëron se ka aplikacione të pasakta të Kuranit në sistemin celular Android.

HQMI thekson se kanë pranuar disa ankesa në lidhje me gabime të caktuar në tregjet digjitale të aplikacioneve të Kur'anit, Apple Store dhe Google Play.

Në këto aplikacione, siç thuhet, është regjistruar mungesa e shkronjave në disa fjalë të Kur'anit, gabime në fjali dhe mungesa e shenjave të pikësimit.

"Gjithashtu, disa faqe të Kuranit janë fshirë, me qëllim apo pa qëllim", thotë organizata ndërkombëtare e lidhur me Ligën Botërore Myslimane.

Përmes deklaratës, organizata i bënë thirrje myslimanëve që të jenë të kujdesshëm në përdorimin e aplikacioneve pa pagesë të Kur'anit dhe janë propozuar burime të besueshme për përdoruesit të cilët duan të lexojnë dhe dëgjojnë librin e shenjtë mysliman në kompjuterët dhe telefonat e tyre celular.

E themeluar në vitin 2000 në Xheda të Arabisë Saudite, HQMI vepron me qëllim që t'ua mësojë myslimanëve përmendësh Kuranin - Hifzin, mënyrat e përsosura të kujtesës dhe të kuptuarit të tij. (AA)



Lajme të ngjashme