“Mercedes-Benz” prezanton modelin e tij më luksoz, “Maybach S 650 Cabriolet”

Gjiganti gjerman i automobilave, “Mercedes-Benz”, prezantoi në Sallonin e Los Anxhelos 2016 modelin e tij më luksoz, “Maybach S 650 Cabriolet”...

“Mercedes-Benz” prezanton modelin e tij më luksoz, “Maybach S 650 Cabriolet”
Maybach S 650 Cabriolet 1
Maybach S 650 Cabriolet 3
Maybach S 650 Cabriolet 2

Gjiganti gjerman i automobilave, “Mercedes-Benz”, prezantoi në Sallonin e Los Anxhelos 2016 modelin e tij më luksoz, “Maybach S 650 Cabriolet”.

Ashtu sikurse ka ndodhur me modelin “Classe S Berlina”, marka “Maybach” është shndërruar në sinonim të mobeleve më luksoze të markës gjermane, por me “Maybach S 650 Cabriolet” është bërë një hap më shumë duke krijuar një seri të kufizuar prej vetëm 300 ekzemplarësh, nga të cilat 75 i janë dedikuar tregut amerikan. Kjo veturë do të shitet për rreth 300.000 euro, pa përfshirë taksat.

Vetura superluksoze do të ketë një motor V12 biturbo, që prodhon 630 kuaj fuqi dhe një forcë tërheqëse prej 1.000 njuton për metër.

Nëse në pamjen e jashtme nuk gjejmë shumë ndryshime, është në pjesën e brendshme që janë përqëndruar sforcimet më të mëdha. Kur, sapo hyn, vërhet logoja “Maybach” tek pragu i derës që projektohet edhe në rrugë, ndërsa lëkura ekskluzive vesh gati çdo cep me qepjen në formë diamanti. Pjesa e kruskotit mund të porositet edhe e veshur me dru, që ngjason me veshjet tipike të jahteve të luksit.

Ky model do të jetë i pajisur edhe me një set valixhesh të kombinuara me pjesën e brendshme dhe një mbajtëse çelësash eksluzive. Pronari i “Maybach S 650 Cabriolet” në fund do të marrë edhe një çertifikatë autenticiteti të firmosur nga vetë Dieter Zetsche, drejtori i përgjithshëm i “Daimler”.



Lajme të ngjashme