“Top i zjarrtë” në qiellin e Japonisë Lindore

Një “top i zjarrtë” shpoi qiellin e natës në Japoninë Lindore duke krijuar një dritë jeshile të shndritshme, ndërkohë që astrologët deklaruan se mund të bëhet fjalë për një lloj meteori, njohur si gjerësisht bolid...

“Top i zjarrtë” në qiellin e Japonisë Lindore
“Top i zjarrtë” në qiellin e Japonisë Lindore
“Top i zjarrtë” në qiellin e Japonisë Lindore

Një “top i zjarrtë” shpoi qiellin e natës në Japoninë Lindore duke krijuar një dritë jeshile të shndritshme, ndërkohë që astrologët deklaruan se mund të bëhet fjalë për një lloj meteori, njohur si gjerësisht bolid.

Kurse një kamerë në Aeroportin Niigata ka filmuar pamjet e dritës pothuajse verbuese, e cila është shfaqur nga zona lindore e vendit, ka avancuar për 10 sekonda në qiell dhe më pas është zhdukur.

Observatori Kombëtar Astronomik i Japonisë (NAOJ) bëri me dije se drita në fjalë është parë me sy të lirë edhe në zonat më të thella të Japonisë Lindore, por ende nuk është gjetur ndonjë objekt, që mund të ketë rënë.

NAOJ theksoi gjithashtu se kjo dritë mund të jetë një “top i zjarrtë”, pra, copë asteroidi që digjet kur hyn në atmosferën e Tokës; por edhe një mbetje raketore.

Autoritete të këtij observatori shtuan se dëshmitarë okularë të shumtë kanë raportuar që drita është ndarë në copëza më të vogla teksa fluturonte mbi qiell.

Kjo fenomen qiellor – theksuan ekspertët – është një diçka shumë e rrallë.

Lajme të ngjashme