Bota mundohet të luftojë dezavantazhet e krijuara nga teknologjia

Komuniteti ndërkombëtar u mblodh në Ruanda për masat kundër ngrohjes klimatike.

Bota mundohet të luftojë dezavantazhet e krijuara nga teknologjia

Komuniteti ndërkombëtar miratoi në Kigali një kalendar për eleminimin progresiv të hidroflorokarboneve (HFC), gazra jashtëzakonisht të dëmshme për klimën që përdoren nga frigoriferët dhe kondicionerët, ku vendeve të pasura u kërkohet të veprojnë të parat.

“Vitin e kaluar në Paris kemi premtuar se do të mbrojmë botën nga efektet më të këqija të ndryshimit klimatik. Sot, ne nderojmë këtë premtim”, deklaroi drejtuesi i programit të OKB-së mbi mjedisin, Erik Solheim.

Juridikisht detyruese, marrëveshja e Kigalit është një përparim i madh në luftën kundër ngrohjes klimatike dhe mundëson të japë një sinjal pozitiv disa javë nga konferenca e madhe vjetore mbi klimën (COP22), që këtë herë do të mbahet në Marakesh (Marok).



Lajme të ngjashme